Çkat’dush

Kushtet & Privatësia

← Faqja kryesore

Përditësuar së fundi: tetor 2026

Çfarë është Çkat’dush

Çkat’dush është një platformë shpalljesh për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ne vetëm ofrojmë hapësirën ku shitësit, punëdhënësit dhe bizneset publikojnë shpallje. Marrëveshja e blerjes, e punësimit ose e shërbimit bëhet drejtpërdrejt mes palëve.

Rregullat për shpalljet

Siguria gjatë blerjes

Takohu me shitësin në vend të sigurt, kontrollo mallin para se të paguash dhe mos dërgo para paraprakisht te persona që nuk i njeh. Çkat’dush nuk garanton cilësinë e mallrave ose të shërbimeve të shpallura dhe nuk mban përgjegjësi për mosmarrëveshjet mes përdoruesve.

Reklamat

Disa reklama në faqe janë të paguara dhe shënohen me "Reklamë". Reklamuesi është përgjegjës për përmbajtjen e tyre. Për të reklamuar, na shkruaj te ckatdush@gmail.com.

Privatësia: çfarë të dhënash ruajmë

Të dhënat ruhen te Google Firebase. Hartat vijnë nga OpenStreetMap dhe shërbimet e tjera të jashtme (p.sh. foto, pagesa) kanë politikat e tyre. Nuk i shesim të dhënat e tua. Mund të fshish shpalljet dhe bizneset e tua kur të duash. Për fshirjen e llogarisë ose çdo pyetje për të dhënat, na shkruaj te ckatdush@gmail.com.

Reklamat e Google dhe cookies

Përveç reklamave që shënohen me "Reklamë", në faqe mund të shfaqen edhe reklama nga Google AdSense. Për këto reklama:

Si i përdor Google të dhënat: policies.google.com/technologies/partner-sites.

Ndryshime

Këto kushte mund të ndryshojnë. Version i përditësuar do të shfaqet gjithmonë në këtë faqe.

Kontakt

ckatdush@gmail.com